Thaqi:| Nuk e kemi fatin në dorën tonë

- Bota Sot

Thaqi:| Nuk e kemi fatin në dorën tonë

Futbollisti i Gjilanit, Armend Thaqi, ka dërguar mesazh të qartë nga dhoma e konferencës se ai me bashkëlojtarët e tij nuk do të dorëzohen deri në fund.

Dueli ndaj Ferizajt është një detyrë për t’u kryar dhe për këtë grupi është i vetëdishëm.

“Kemi patur një edicion të vështirë dhe për këtë jemi të vetëdishëm.

Nuk e kemi fatin në dorën tonë, megjithëse ne duhet të bëjmë detyrën në ndeshjen e nesërme.

Jemi të vetëdishëm që kemi gabuar gjatë rrugë dhe besojmë që kemi marrë mësimin e duhur që fatin nuk duhet lënë në dorën e dikujt tjetër. Kemi përgjegjësitë tona si futbollist, pasi që klubi ka qenë jashtëzakonisht korrekt dhe ka bërë gjithçka për ne që të shprehemi në fushën e lojës.

Stafi i trajnerëve po ashtu ka bërë një punë tejet profesionale, kështu që na është mbetur neve futbollistëve për të plotësuar pjesën tjetër”., - tha Thaqi.

I pyetur në lidhje me ndeshjet që do t’i zhvillojnë rivalët, Thaqi ishte shumë i qartë në mesazhin e dërguar.

“Ne jemi futbollistë dhe shikojmë vetëm punën tonë. Ne duhet të luajmë për vetën tonë në radhë të parë, të shikojmë ta fitojmë ndeshjen tonë, pastaj ti shiqojmë të tjerat”.

Thaqi ka potencuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë te Gjilani për të fituar dhe asgjë tjetër.

“Kemi ardhur te Gjilani për të fituar dhe për ti gëzuar tifozët. Ndoshta në disa ndeshje nuk e kemi patur përkushtimin e duhur dhe të mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen dhe besoj që për këtë arsye kemi marrë mësimin e duhur. Ky klub dhe këta tifoz meritojnë shumë më tepër”.

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ndihmës në Ferizaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot